Lajme nga Bota

Zgjidhja për Brexit mund të jetë afër, Merkel flet për afat 30-ditor

Zgjidhja për Brexit mund të jetë afër, Merkel flet për

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se brenda 30 ditësh, mund të gjendet një zgjidhje për mosmarrëveshjet rreth daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Ajo e ka fjalën për çështjen e kufirit irlandez, që paraqet edhe pikën kryesore të mosmarrëveshjeve ndërmjet Londrës dhe Brukselit.

Duke folur në një konferencë për media, së bashku me kryeministrin britanik, Boris Johnson, Merkel theksoi se i takon Britanisë së Madhe të ofrojë një plan të zbatueshëm.

Ndërkaq, kryeministri Johnson, tha se ekziston një "hapësirë e mjaftueshme " për të arritur një marrëveshje të re.

BE-ja ka thënë vazhdimisht se marrëveshja e Brexit-it, e negociuar nga ish-kryeministrja, Theresa May, nuk mund të rinegociohet.

Kryeministri Johnson ka këmbëngulur se Britania e Madhe dëshiron të largohet nga BE-ja me një marrëveshje të rinegociuar të tërheqjes, por që sipas tij, edhe nëse nuk do të ndodhë diçka e tillë, vendi do të dalë nga BE-ja më 31 tetor. /Tiranapost.al/