Aktualitet

Zjarr në malet e Llogarasë, larg vendbanimeve por të vjen të qash

Zjarr në malet e Llogarasë, larg vendbanimeve por të vjen të

Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore të Llogarasë. Ndonëse nuk dihet se cili ka qenë shkaku, apo koha kur ka rënë zjarri, pamjet e siguruara nga “Tiranapost”, tregojnë së bëhet fjalë për një sipërfaqe pyjore jo të vogël ku janë përhapur flakët.

Ndonëse vatra e zjarrit ndodhet larg zonave të banuara, dhe nuk rrezikon banorët, është shqetësues fakti që zjarret kanë prekur këtë Park Kombëtar.

Pasditen e sotme, vatra zjarri janë regjistruar edhe në Seman e Gjirokastër. /Tiranapost.al/