Aktualitet

Zjarri në Llogora, ja si po luftojnë helikopterët me flakët

Forcat zjarrfikëse po punojnë prej ditës së djeshme për të shuar zjarrin në Llogora. Për shkak të terrenit shumë të thepisur, aty po ndërhyhet vetëm nga ajri. Aktualisht janë dy helikopterë që po luftojnë me flakët për shuarjen e zjarrit, ndërsa vatra e tij po mbahet e izoluar.

Qëllimi i zjarrfikësve është që ta mbajnë zjarrin vetëm në zonën e quajtur “Maja e Qorres” me qëllim mbrojtjen e parkut të Llogorasë.

Vetëm ditën e sotme emergjencat civile po punojnë për shuarjen e pesë zjarreve në katër qarqe të vendit. Në Elbasan është djegur 1 hektar me shkurre, në Dibër mbi dy hektarë ndërsa në Berat një hektar dhe mbi 20 rrënjë ullinj./Tiranapost.al

https://www.facebook.com/punetebrendshme.gov.al/videos/1617873278262825/