Aktualitet

Zjarri përfshin malin me pisha në Shëngjin, flakët arrijnë afër banesave dhe varrezave

Zjarri përfshin malin me pisha në Shëngjin, flakët

Situatë e vështirë dhe tejet problematike është krijuar në Shëngjin, si pasojë e rënies së zjarrit në malin me pisha. Flakët që nisën mbrëmjen e së enjtes, vijojnë ende, duke u përhapur edhe për shkak të erës.

Pavarësisht punës së zjarrfikësve dhe policisë, flakët i janë afruar disa banesave, duke krijuar shqetësim.

Po ashtu të kërcënuara nga flakët janë edhe varrezat e qytetit.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të mbajtur nën kontroll këtë zjarr të fuqishëm. /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/bashkia-tirane-nis-zjarrfikeset-ne-shengjin-veliaj-solidaritet-jo-vetem-me-fjale-do-bejme-me-te-miren/