Opinion

Kurthi i tapetit të kuq

Kurthi i tapetit të kuq

Turi i Presidentes së Komisionit Europian në Ballkanin Perëndimor ka përfunduar.

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e sheh këtë tur si një mision më shumë moral sesa politik, ku qëllimi ishte t’u jepte zemër vendeve që prej më shumë se dy dekadash mbeten në statusin e “kandidatëve profesionistë”.

Bushati parathotë se zvarritja jonë drej BE-së do të vazhdojë dhe se në thelb po na ngopin me lugë bosh. Aq sa edhe vetë Ursulën e sikletos ky fakt.

Si e analizon Bushati?

“Presidentja e Komisionit Europian përfundoi vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor, e cila synonte ngritjen e moralit tek grupi i vendeve që në mënyrë paradoksale kanë fituar statusin e “kandidatëve profesionistë”, për shkak të zvarritjes së këtij procesi mbi dy dekada. Qëllimi i vizitës ishte më shumë simbolik sesa përmbajtësor. Ndërkohë që presidentja e Komisionit shmangu kurthin e tapetit të kuq, që rëndom përdoret nga udhëheqësit vendor për të nxitur propagandën dhe çertifikuar pushtetin e tyre, ajo nuk arriti të përçonte shpresë tek qytetarët e rajonit. Shpresa vjen prej të vërtetës dhe trajtimit të qytetarëve të rajonit si qytetarë europianë”, shkruan Bushati.

Ndiq videon