Mësimet që nxorëm nga veshjet e tapetit bezhë të Oscar 2023
Është përvjetori i 95-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, nata në të cilën tapeti i kuq u bë bezhë. Nata e çudirave të vipave, të vipave tamam dmth. Ata që bëjnë jetë luksoze vërtet, por që janë artistë deri në detaje. Që nga Lady Gaga, që u zhvesh nga fustani i sapo dalë nga sfilata e Versaces, dhe u bë një si ne. Pa grim e pa luspa. Deri tek Rihanna e cila parakaloi çift. T’ia lësh në dorë Azzedine Alaïas të të veshë për ndarjen e çmimeve Oscar, e ke të sigurt që do ndriçosh në parakalimin e tapetit të kuq (ose bezhë në këtë rast). Por mos ia lër kurrsesi në dorë shtëpisë franceze të modës Chanel, mjafton t’iu kujtoj Margot Robbie. Cilat janë mësimet që nxjerrim nga veshjet e Oscars?
Nuk është se ka rregull të shkruar, por ama në Oscars je i ftuar ose sepse je nominuar, ose ke njëfarë krijimtarie të duartrokitur për një kohë të caktuar. Ose je person publik me influencë në një kategori të caktuar, si Ashley Graham përshembull. Në mbrëmjen në fjalë duhet harmonizuar inteligjenca e artistit me klasin në të veshur. Nuk është si Met Gala, ku ke apo s`ke krijimtari, inteligjencë apo gusto, pak rëndësi ka. Mjafton të jesh i aftë të paguash tavolinën dhe hyrjen. Si dasmat shqiptare, pak a shumë.
Në Oscars të privilegjuarit marrin trofeun e ëndërruar, pas një roli apo shfaqjeje. Për disa ngelet ëndërr në sirtar, për disa bëhet realitet para kohe (Audrey Hebpurn 1954 me filmin “Roman holiday”).
Mos kopjo! Ana de Armas tentoi të bashkëpunonte me Louis Vuitton për të realizuar një fustan të ngjashëm me atë të Marilyn Monroe. Sepse që pas Met Gala vjet, fustani origjinal nuk është më i disponueshëm për qira. Ky fustani mua më duket si ato kopjimet e blera online, me citatin “online dhe realiteti”. Ato palat si fruda duken kaq të lira.
Mos u përpiq të vishesh me krijime avant-garde. Thjeshtësia e zbukuron njeriun, thotë populli.
Lërja Donatellës në dorë me sy mbyllur madje. Edhe pse ky krijim është direkt nga sfilata, përshtatet me eventin më së miri, ndërtimi i fundit me shtrat të ulët, u jep gjatësi bustit.
Mos u vish sikur do shkosh në festa pishinash. Fluturat në krahë e bëjnë shumë démodé.
Mos vish dy ngjyra, vetëm nëse është bardhezi. Ky kombinim i portokallisë së ndezur vermillion me kodin #f13903 është shumë i ekzagjeruar për një mbrëmje të këtij kalibri. Busti i zi e bën të duket si i huazuar nga ballot e maturave të 1988 në Seattle.
Edhe pse është shumë e vështirë të bësh fustan të gjatë për shtatzënat, shtëpia e modës Alaïa ia ka dalë më së miri. Vini re detajet e punuara në perfeksion.
Salmës do t’i rrinte më mirë diçka më neutrale dhe pa xixa. Kategorizohet tek trupat e kolmë, dhe si e tillë duhet t’i shmangë ngjyrat e ngrohta.
Vishu me Valentino dhe duku magjepsëse!
Austin Buttler vazhdon influencimin nga Elvis Presley. Jaka e madhe vintage, prerja slim, pantallonat e ngushta, janë derivat i një Elvisi të 2023-shit.
Unë akoma nuk e kam marrë veten nga zhveshja e Florence Pugh në javën e modës. Ky krijim mund të jetë paksa shumë i ngatërruar në koncept. Ndaj mund të jetë në listën e “jo-ve”.
Mos ngurro të veshësh të kuqe në tapetin bezhë, madje kur ta ka dizenjuar Elie Saab.
Në fund të fundit, më kryesorja është ta veshësh ti fustanin, dhe ajo ai ty, thonë amerikanët. Pra çdo lloj krijimi të të ofrohet ta veshësh, mos thuaj PO pa qenë i sigurt nësë t’i përqafon asetet, apo t’i fsheh më tepër. Të kuqen, Maison Valentinon, Alaïa, Elie Saab janë disa mësime që nuk kaluan pa i vënë re me lupë.