Scarlett Johansson për të dytin vit shpallet aktorja më e paguar në botë
Kryeson në listën e publikuar nga revista Forbes, si aktorja më e paguar në botë, për të dytin vit radhazi. Scarlett Johansson, aktorja bjonde e filmit Avengers ka fituar 56 milionë dollarë vetëm gjatë vitit të kaluar, shifra këto të publikuara nga revista.
Sofia Vergara nuk mundi të kalojë në vend të parë, renditet në të dytin me 44,1 milionë dollarë. Listen e pason Reese Witherspoon me fitime 35 milionë dollarë.
Rolet në filmat hollivudianë si safa e famshme me superherojntë Avengers:Endgame, kanë bërë që Scarlett të qëndrojë në krye. Me rolin e Natasha Romanof, ka fituar 35 milionë dollarë.
Por kush janë të tjerët në listë? I shohim si më poshtë:
1. Scarlett Johansson 56 milionë dollarë
2. Sofia Vergara 44,1 milionë dollarë
3. Reese Witherspoon 35 milionë dollarë
4. Nicole Kidman 34 milionë dollarë
5. Jennifer Aniston 28 milionë dollarë
6. Kaley Cuococon 25 milionë dollarë
7. Elisabeth Moss 24 milionë dollarë
8. Margot Robbie 23,5 milionë dollarë
9. Charlize Theron 23 milionë dollarë
10. Ellen Pompeo 22 milionë dollarë./ Forbes/ Tiranapost.al.
