Shfaqet për herë të parë pas operacionit, Kate Middleton
E Diel 10 Mars 2024, 10:17
TiranaPost

Princesha e Wellsit, Kate Middleton, ka bërë reagimin e parë që nga ndërhyrja kirurgjikale.
Ajo ka publikuar një foto me tre fëmijët e saj në Instagram, ku të gjithë shfaqen të qeshur dhe shkruan: Faleminderit për urimet e përzemërta dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre dy muajve.
Para dy muajsh Kate kreu një operacion abdominal. Ajo është shkëputur nga detyrat publike deri për Pashkë.