Aktualitet

Shpallet në kërkim dhunuesja e gazetarit. Kush është Mirela Topulli, nga pjesëmarrja në Miss Albania tek...

Gruaja që dhunoi gazetarin e televizionit Klan, Mirela Topulli, është shpallur në kërkim nga policia Administratorja e “Euroteam”, reagoi brutalisht, pasi gazetari i emisionit “Stop” zbuloi se kompania që ajo drejtonte në lumin Erzen derdhte mbetje të rrezikshme spitalore.

Kur gazetari kërkoi shpjegime, Topulli nis menjëherë kërcënimet përpara kamerës.

mirelaaa

Mbi administratoren e “Euroteam” rëndojnë akuzat e goditjes dhe fyerjes për shkak të detyrës, e shpërndarjes së mbetjeve kimike të rrezikshme dhe e ndotjes së ambientit. Goditja për shkak të detyrës parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vjet burg, ndërsa mbajtja dhe transportimi i substancave kimike dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg.

AAEAAQAAAAAAAAOyAAAAJGU4MjFjZGU0LTVhODQtNGI1Ni1iN2UxLThmZjczNDczNGEyMw

Por kush është 44-vjeçarja? Përveçse administratorja e “Euroteam”, triranapost.al ka mësuar se para disa vitesh ajo ka marrë pjesë edhe tek Miss Albania. Madje disa kohë bënte edhe profesionin e gazetares.