Në rresht të Parë

Çfarë do bëj me dasmën time këtë verë? Ta anuloj? Ta spostoj? Ka një zgjidhje për çdo gjë!

Marçela Lati, sjell në blogun e saj një letër për të gjitha nuset e ardhshme të kësaj vere të çuditshme. Është normale që të gjithë të jenë më shumë sesa në panik. Jennifer Lopez e shtyu dasmën e saj dhe kështu po bëjnë shumica. Por ja disa këshilla ekspertësh sesi duhet vepruar dhe sidomos të mos biem në dëshpërim. Ndërsa ne bëjmë plane ka gjjthmonë një plan mbi ne, por sigurisht edhe zgjidhje.

Çfarë do bëj me dasmën time këtë verë? Ta

Të gjithë në jetë bëjmë plane, askush nuk iu shpëton atyre. Si mundet për shembull të martohet njeriu pa plan (përveçse gjatë një dehjeje në Las Vegas, ndodhi që veç nëpër filma i kam parë në fakt).

Plane, plane, plane… Nëse jeton, planifikon… deri kur të mbërrin një koronavirus dhe (s)’t’i hedh planet në erë .

Çfarë do bëj me dasmën time këtë verë? Ta


Nëse ke zgjedhur një agjenci organizimi eventesh për dasmën tënde, patjetër që ata do të kenë për ty një plan A, B dhe C . Edhe nëse nuk e ke kontraktuar një të tillë, mund të jesh vetë natyrë shumë e organizuar dhe çdo gjë do të marrë rrjedhën e duhur.

Fillimisht mos lejo që të të kapë paniku. Një nuse e ardhshme është zakonisht nën stres pa një alarm koronavirusi, mendo nën një pandemi globale. Lexo sa më shumë lajme rozë nga bota, të cilat po flasin edhe për spostime dasmash VIP dhe kjo do të të bëj të vetëdijshme që nuk je e vetmja.

Nga të dhënat e deritanishme tek GERALDINA SPOSA duhet theksuar që një pjesë e çifteve po e spostojnë dasmën e tyre, ndërsa një numër shumë shumë i vogël prej tyre po e anulojnë atë. Rastet e anulimit kanë si kryefjalë shtatzënitë dhe vendimin për të bërë një festë në një moment të dytë, pas lindjes së bebit. Nëse bën pjesë në grupin e parë, kontakto agjencinë tënde online për të vendosur së bashku një datë të mundshme, të re, duke shmangur 2 javët e para të gushtit, të cilat historikisht kanë pasur majën e kurbës së grafikut të dasmave në harkun kohor të një viti.

Nuset e qershorit janë ende në pritje për të vendosur definitivisht për të ndërruar datën, ndërsa dasmat e prillit dhe majit janë spostuar për në shtator, kështu do të kenë të njëjtën klimë të ngjashme me çka kishin zgjedhur fillimisht. Spostimin e datës, (ku mund të vendosni vetëm muajin kur do të zhvillohet dasma), mund ta dërgoni me një mesazh elektronik në Whatsapp.

Çfarë do bëj me dasmën time këtë verë? Ta

Spostimin e datës bëjeni vetëm në rastet kur keni sigurinë që muaji në të cilin e keni dasmën nuk do t’i shpëtojë izolimit, në të kundërt ju këshilloj të prisni.

Mos kini frikën që po rrezikoni duke mos gjetur data të lira. Mundësira ka plot. Në rastin më të keq do të hiqni dorë nga dasma në fundjavë dhe do ta spostoni atë gjatë javës.

Midis shumë pyetjeve që iu lindën nuseve në këto ditë të vështira nuk munguan dhe reagimet tipike të njerëzve ‘’aaa jo nuk shtyhet data… sjell ters’’. Në këtë rast kam vetëm një përgjigje. As në gusht nuk bëheshin dasmat se myslimanët thoshin “sjell ters” dhe tersi nënkuptonte që nga ato martesa nuk lindnin djem. Por si unë që njoh me mijëra edhe ju që njihni me dhjetëra çifte që janë martuar në gusht, do të vinit bast që më shumë se gjysma e tyre kanë lindur djem.

Kthimi në normalitet është një proces i ngadaltë i cili do të finalizohet pikërisht me dasmat. Rishiko listën tënde të të ftuarve pasi mund të kesh mes tyre të afërm që jetojne larg dhe moskonfirmimi për shkak të situatës, mund të ulë numrin final të të ftuarve, duke lindur nevoja për kërkimin e një salle dasmash më të vogël se ajo që kishe prenotuar fillimisht. Gjithashtu vihu në kontakt me DJ-in, ose bandën live, fotografin dhe grimieren tënde për t’i komunikuar një datë të re të mundshme në mënyrë që të gjitha të kombinohen më së miri për të mos humbur parapagimet e kryera, të cilat të sigurojnë që mund të marrësh të njëjtin shërbim, por të spostuar në kohë.

Çfarë do bëj me dasmën time këtë verë? Ta


Më duhet t’ju njoh dhe me një fakt tjetër. Për jetëgjatësinë e saj në treg ‘’Geraldina Sposa’’ si kompani ka përjetuar një situatë të pazakontë edhe në vitin ’97. Klima, pranverën e atij viti ishte e pashpresë, dukej sikur njerëzit nuk do mund t’i ktheheshin më normalitetit, nuk do të kishte më jetë e aq më pak dasma, por vera e ’97 –ës erdhi siç askush nuk do të kishte besuar. Dasmat u bënë dhe njerëzit festuan sikur të mos kishin qenë në gjendje lufte, vetëm 3 muaj më parë.

Çfarë do bëj me dasmën time këtë verë? Ta

Dikush mund të të thotë që është egoiste të mendosh për dasmë kur ka njerëz që janë në vijën e parë të luftës me këtë virus që ka gjunjëzuar botën, por mos u ndjej keq. Ndaj është dita jote, është ëndrra jote, është dasma jote.

Mendo pozitivisht dhe qëndro në shtëpi duke më lexuar ndonjëherë