12 lajmet më të lexuara të vitit në TIP

Për çdo grua dhe vajzë kam vetëm një këshillë: Bli një pronë

Ky është një ndër lajmet më të lexuar të vitit 2021 në Tiranapost.al

Për çdo grua dhe vajzë kam vetëm një

Nga Ilda Zaloshnja/ Ndoshta parimi më i dashur i jetës për mua si grua është pavarësia ekonomike. Nuk është thjesht një fjalë, është filozofi të jetuari. Nuk jam duke nënkuptuar se "nuk kam nevojë për asnjë burrë", por predikon rritjen personale të çdo gruaje, për dy arsye: E para është kënaqësi personale. Dhe e dyta se vetëm tek ajo që ke ndërtuar vetë mund të mbështetesh 100%.

Kur ti hyn në një marrëdhënie në çift me një bagazh personal, ai bagazh është e vetmja gjë reale ku mund të mbështetesh nëse rrethanat e jetës marrin drejtim të padëshiruar dhe ky projekt i perbashkët merr fund. Nuk do qëndrosh e ngecur në një marrëdhënie që nuk të bën të lumtur, apo që akoma më keq rrezikon jetën tënde. Bëj shkollën, puno dhe kurse!

Bli një pronë! Një apartament sado të vogël dhe kudoqoftë! Me kursimet qe ke mbledhur mund të bësh parapagimin e nevojshëm dhe pjesën tjetër e financon cilado bankë. Nëse ke frikë se nuk e shlyen dot kredinë, jepe pronën me qira. Të jesh e sigurt që në përfundim nuk do të kesh humbur asgjë, veç do të fitosh! Prona do të jetë rritur në vlerë me kalimin e viteve dhe do të jetë vetëm e jotja.

Po të kisha një vajzë, këtë këshillë do t'i kisha dhënë. Por kam djalë, të cilit po i mësoj çdo ditë të zgjedhë një vajzë të tillë. Gratë dhe vajzat e forta nuk janë për t'u pasur frikë. Ato janë motori i heshtur, por edhe i hareshëm i çdo shoqërie! Prandaj bëhuni të forta! Guximtare! Të pavarura!

P.s. ky shkrim ka nisur të shkruhet në 8 mars dhe përfundoi sot...