25 Rreshtat e Mirës

Përgjigjja e Pink për fytyrën e Madonës përballë fiksimit që kemi për t’u marrë me pamjen e të tjerëve

Përgjigjja e Pink për fytyrën e Madonës përballë

Nga Mira Kazhani/ Në kohën kur të gjithë rendim, të flasim e komentojmë tjetrin pa menduar gjatë, kur komentuesit e rrjetit janë bërë kritikët e jetës tonë, njerëz të panjohur, njerëz me frustrimet e tyre apo edhe gëzimet e deliret, përcaktojnë në një mënyrë çfarë është e duhur dhe çfarë jo; njerëzit publik, artistë, gazetarë, shkencëtarë, e kanë për detyrë që të tregojnë se e meritojnë famën e suksesin e tyre, se kanë mundësi të flasin në shtratin e arsyes, se dinë të shkojnë përtej mllefit të rrjetit, mendjelehtësisë së të panjohurve, fjalës së keqe që është bërë shpërfytyrimi i lirisë së shprehjes.

Këtë ndjesi ripërforcova kur dëgjova sot në një video, s’di të kujt kohe, kur këngëtarja (ime e preferuar) Pink përgjigjet për Madonën, e cila vitet e fundit është shfaqur në një pamje radikalisht të transformuar në përpjekjen për të mbetur e re.

A na pëlqen? A jemi dakord? Jo. Me siguri as Pink-ut nuk i pëlqen, kush do të shohë idhujt që vuajnë, që plaken dhe më keq akoma kur e bërtasin që s’duan të plaken.

Por një pyetje në dukje më e zakonshmja i ka dhënë mundësinë Pink për të treguar sa e jashtëzakonshme është të jesh sot njeri që nuk flet pa menduar.

"Ju kërkoni të dini se çfarë mendoj unë për fytyrën e Madonës? Ky s’quhet progres. (e ka për temën) ne s’duhet të flasim për pamjen e Madonës, por për atë që ajo grua me këllqe ka bërë për të gjithë ne që e ndoqëm më pas….", tha Pink!