5 minuta me Eldën

5 minuta në javë do t`i rezervosh për Eldën

"5 minuta me Eldën" është blogu më i ri në Tiranapost. Elda Preni, një farmaciste, edhe me eksperiencë blogeresh, do të ndajë sugjerime dhe këshilla bukurie për çdo javë, përmes videove. Ky është shkrimi i saj i parë, brenda të cilit ka edhe një dhuratë për ju. Lexo sugjerimet e kësaj jave dhe prit të mërkurën tjetër! Vetëm mos harro, nëse zgjedh të pranosh sugjerimet e Eldës dhe porosit tek Aoos me kodin #tiranapost, përfiton 10% ulje. Ups, e zbuluam që tani surprizën.

5 minuta në javë do t`i rezervosh për Eldën

Përshëndetje unë jam Elda, në profesion farmaciste dhe prej 5 vitesh ndaj këshilla mbi kujdesin e lëkurës çdo javë në kanalin tim në YouTube. Dua ta filloj këtë eksperiencë të re për mua në TiranaPost me një nga pyetjet më të shpeshta që më adresohet në rrjetet e mia sociale. 

Pse e kam lëkurën të thatë në dimër?

Dimri erdhi dhe bashkë me të dhe lëkura e thatë, e skuqur dhe e acaruar. Pasi lexon shumë shkrime në internet mendon se je gati për ta luftuar thatësinë që mbulon çdo pëllëmbë të lëkurës tënde. Tashmë ti po përdor larësin delikat, hidratuesin që e aplikon menjëherë pas larjes së fytyrës dhe sigurisht balsamin për buzët dhe kremin e duarve. Lëkura vazhdon të jetë njëlloj e thatë dhe pa shkëlqim.

Po tani? 

Dua vetëm të sqaroj pak pse ndodh kjo tharje e lëkurës në dimër:

Lëkura është organi ynë më i madh, është një barrierë e cila mban ujë dhe na mbron nga mjedisi i jashtëm. Për shkak se lëkura është poroze, avujt e ujit humbasin vazhdimisht përmes avullimit nga lëkura. Humbja e ujit nga lëkura që ndodh në gjendje qetësie (pra kur nuk djersijmë) quhet humbje transepidermale e ujit.

Temperatura që bien dita-ditës, lagështia e ulët rrisin këtë humbje të ujit transepidermale nga lëkura, por jo vetëm kaq. Ngrohëset që ne tashmë i kemi të gjithë në ambientin e punës ose në shtëpi gjithashtu shtojnë më shumë këtë humbje të ujit nga lëkura. Mos harro që lëkura është organ i gjallë dhe i zgjuar dhe di të përshtatet me ambientin, por faktorët ndaj të cilëve ne jemi të ekspozuar ose që i krijojmë vetë e bëjnë të vështirë për lëkurën këtë tranzicion. 

Çfarë po bën gabim?

1. Nuk po përdor hidratuesin e duhur

Është momenti të lësh mënjanë locionin dhe të përdorësh krem, tektura e tyre do bëjë magji në lëkurë përgjatë dimrit. Të tillë kremra, jo vetëm që do i shtojnë ujë lëkurës, por do bllokojnë ujin në lëkurë duke e mbajtur më gjatë të hidratuar dhe të butë. Zgjidh diçka më të pasur se locioni që ke përdorur deri tani, kërko kremra me ceramide ose acid hialuronik. I preferuari im është fituesi i shumë çmimeve ndërkombëtare Clinique-Moisture surge (linku për porosi)  i cili përmban acid hialuronik me teknologjinë e fundit për hidratim të lëkurës deri në 72 orë. E kam dhe një alternativë për ty me lëkurë të ndjeshme, Toleriane Sensitive Riche (linku për porosi) do ta hidratojë intensivisht lëkurën në mënyrë shumë delikate 

2. Larësi yt nuk është dhe aq delikat

Kur themi larës delikat e kemi fjalën për larës pa parfum, alkool dhe mundësisht pa acid salicilik. Parfumi ka tendencë të acarojë lëkurën, sidomos ato që janë të ndjeshme dhe intolerante. Alkooli dëmton barrierën mbrojtëse të lëkurës. Acidin salicilik (dhe pse është një nga përbërësit më efektiv në lëkura me probleme) tani në dimër nuk do e sugjeroja, por do mbështetesha për trajtimin e akneve në kremra me aplikim lokal, por do e shikojmë më qartë në një shkrim tjetër.

Provo Tolerine Anti Dryness (linku për porosi) për të pastruar butësisht lëkurën pa të lënë ndjesinë e tërheqjes pasi e ke shpëlarë. Këtë efekt e ka falë glicerinës me efekt hidratues në lëkurë por për më tepër përmban dhe vitamin B3 (niacinamide) që do qetësojë lëkurat delikate të cilat kanë më shumë tendencë për tharje. Një opsion tjetër shumë i mirë për mendimin tim është dhe Aqua face cleanser (linku për porosi) me ceramide për të rigjeneruar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për të bllokuar ujin në të. Mos harro uji është ai që e bën lëkurën të duket më e mbushur dhe më e freskët.

3.  Buzët kanë nevojë për më shumë ushqim

Lëkura e buzëve është më e hollë se pjesa tjetër e fytyrës, duke e bërë kështu më të predispozuar që të jetë e thatë dhe e çarë. Shumë balsame që ke përdorur deri tani ndoshta nuk janë mjaftueshëm hidratues dhe ushqyes për buzët, por Reve De Miel lip balm (linku për porosi) me mjaltin francez nuk zhgënjen kurrë. 

4. Po qëndron shumë gjatë në dush

Kujt nuk i pëlqejnë dushet e gjata me ujin e nxehtë? Unë i adhuroj, por lëkura ime jo. Të duhen vetëm 10 minuta pasi dushet e gjata me ujë shumë të nxehtë do heqin vajrat natyral nga lëkura. Duhet të evitosh përdorimin e sapunëve dhe xhelrave për lëkurën dhe kthehu tek larësit në trajte vaji si Xerolact (linku për porosi) që do të ndihmojë për të përforcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. 

Për të reduktuar traumën që i shkaktohet lëkurës gjatë kësaj kohe, evito përdorimin sfungjerave për trupin, po ashtu dhe furceve. E njëjta gjë vlen dhe në këtë rast, sapo të dalesh nga dushi duhet menjëherë të hidratosh lëkurën. Nëse të duhet një hidratues për gjithë familjen "Lipikar Baume AP+M" 

5. Pi më shumë ujë

Unë e nis ditën me aromën unike të çajit të malit. E kam shumë të rëndësishme që në ditë të konsumoj 8-10 gota ujë. Kaq sugjerojnë ekspertët dhe kaq pi dhe unë. Më pëlqen ta konsumoj në formën e çajit dhe luaj me përbërësit aromat dhe shijet. I veçantë mbetet çaji i malit ndoshta ngaqë në malet tona e kemi me shumicë, por shpesh marr dhe doza antioksidantësh nga frutat e pyllit, trëndafil i egër apo boronica. Hidratimi siç duhet i gjithë trupit është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me rigjenerimin e qelizave. Sa më konsistent me konsumin e ujit aq më e shëndetshme, e freskët dhe rezistente do jetë lëkura.

Ps: Aoos ofron 10% ulje në çdo produkt që blihet me kodin #tiranapost. Mjafton të thuash Tiranapost!