Aktualitet

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur në mbrëmje!

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur në mbrëmje!

Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino, ka thënë se në datë 31 dhjetor, nata e ndërrimit të Viteve vendi me shumë mundësi do të jetë i mbyllur pas orës 22:00. Kjo për të frenuar mbledhjet dhe grumbullimet me shumë persona në ambiente të mbyllura.

Më poshtë intervista për Report tv:

Pyetje: Do të ketë një bllokim të dytë, duke pasur paraysh ngritjen e beftë të rasteve tani në sezonin e vjeshtës?

Bino: Ne rekomanduam këtë lloj bllokimi të pjesshëm. Situata po vlerësohet, ne do të mblidhemi sërish dhe do të vlerësojmë situatën e më pas do marrim një vendim.

Pyetje: Pra nuk përjashtohen dhe masat drastike si mbyllja totale?

Bino: Do vlerësohen të gjitha shifrat. Infektimet, por dhe vdekjet e më pas do marrim një vendim tjetër.

Pyetje: Festat e fundvitit, ka menduar Komiteti i Ekspertëve për lehtësim të fashave orare gjatë festave, për shembull a do jetë vendi i mbyllur pas orës 22:00?

Bino: Po 31 dhjetori besoj po, pas orës 22:00 do jetë mbyllur. Mbledhjet për festa rrisin numrin e rasteve dhe vdekjeve. Do të rekomandoja që çdokush ta bëjë Vitin e Ri me familjen e tij dhe jo në grup. Por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga një grup ekspertësh. Ajo që rekomandoj unë është që njerëzit të izolohen sa më shumë. Të ruajmë njerëzit tanë e sidomos më të moshuarit.

Pyetje; Jeni të kënaqur me formën e mësimit të alternuar?

Bino: Kjo është diskutuar shpeshherë në mënyrë të gabuar. Ne nuk kemi sugjeruar të mbyllen shkollat, por të kemi alternime mësimi. Kjo nuk e pengon mësimin gjatë gjithë kohës. Shkollat kanë pasur nxënës apo mësues të infektuar, por nuk kana qenë vatra.

Pyetje: Sa ka ndikuar situata politike apo akuzat se janë fshehur numrat e viktimave?

Bino: Rastet janë aty, nuk i shkruaj unë. Janë shumë të lehta për t’u verifikuar. Situata e vështirë politike nuk ka ndikuar vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës. Është shumë e shëmtuar që njerëz që qendrojnë në shtëpi vetëm akuzojnë.