70-vjeçari vret me armë një person dhe plagos një tjetër në Kamzë
E Enjte 30 Nëntor 2023, 15:31
TiranaPost
Një person ka
mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur në zonën e Laknasit në Kamëz.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për një konflikt me motive të dobëta, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”
Njoftimi i Policisë:
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.