Aktualitet

8 Dhjetori i studentëve ‘90/ Në ditën e rinisë mund të kuptosh nga urimet e tyre se çfarë mendojnë për veten dhe politikën në 30 vjet pluralizëm

8 Dhjetori i studentëve ‘90/ Në ditën e rinisë mund

Kryeministri Rama e kujton Ditën e Rinisë që lidhet me lëvizjen e Dhjetorit ‘90 me një foto të tij personale të Marsit të vitit ‘91 teksa flet në tribunë, por edhe për thinjat që vuri në jetën politike.

“Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”.

8 Dhjetori i studentëve ‘90/ Në ditën e rinisë mund

Ilir Meta që hyri në politikë student, dhe u bë kryeministër 30 vjeç, disa herë ministër dhe sot president, kërkon sërish një restart. Prapë një restart, në ditën e rinisë me një foto edhe presidenti nga protesta më dëlirë ndonjëherë në Shqipëri siç ishin studentët.

“Koha për restart! Për të guxuar! Për t’u bashkuar! Që Rinia të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit!”.

8 Dhjetori i studentëve ‘90/ Në ditën e rinisë mund

Ish-ministri i Jashtëm Bushati, poston një status që bie në sy një brejtje ndërgjegjeje tek bën paralele me ikjet e intelektualëve të ‘90, me ikjet që vazhdojnë edhe pas 30 vjetësh për shkak të pasigurisë dhe atë që ai e quan thundra e tranzicionit.

“Ikja është varfërim i kapitalit njerëzor me pasoja të parikuperueshme për vendin. 30 vite më pas, të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria, sërish për një jetë më të mirë, për të shpëtuar nga thundra e tranzicionit dhe pasiguria që e shoqëron atë”.

8 Dhjetori i studentëve ‘90/ Në ditën e rinisë mund

Ndërsa Lulzim Basha ka bërë një status më të përgjithshëm, duke thënë se pas 30 vitesh të mbahet zotimi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa! 30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë”.

8 Dhjetori i studentëve ‘90/ Në ditën e rinisë mund