Aktualitet

Afrim Bunjaku shpallet Hero i Kosovës

Afrim Bunjaku shpallet Hero i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin e vrarë një ditë më parë pas sulmit të armatosur në veri të vendit. Nderimin e pranuan dy djemtë e policit të ndjerë.

“Ai ra në mbrojtje të dinjitetit të Republikës sonë. Prandaj sot në emër të qytetarëve do t’i ndaj post-mortem urdhrin më të lartë të Republikës ‘Hero i Kosovës’. Shteti ynë nga sot ka edhe një hero, një kujtim më shumë për një njeri që me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së Republikës për të cilën ra në krye të detyrës”, tha ajo në akademinë përkujtimore. Afrim Bunjaku sikurse edhe të gjithë pjesëtarët të tjerë të policisë së Kosovës dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi dhe bënë atë që duhet. Rikthyen ligjin, mbrojtën integritetin territorial dhe sovranitetin tonë dhe vunë në vend dinjitetin”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.