Balluku: Kurseni naftën, mos e përdorni makinën për të blerë cigare dhe bukë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë, Belinda Balluku, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama teksa ka paralajmëruar rritjen e mëtejshme të çmimit të naftës ju ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin makinën vetëm kur ta kenë të nevojshme dhe jo për të blerë bukë dhe cigare.
“Nuk do të ketë kufizime. Por ajo që duhet pasur parasysh është që çmimi është një hall shumë i madh. Sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari. Prandaj po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës, ka dhe një mundësi tjetër. Të konsumojmë më pak naftë, të mos dalim me makinë për të blerë cigare apo bukë tek cepi i rrugës por të ecim në këmbë. Kështu ndodh kur rriten çmimet duke qenë se është produkt që tregtohet nga privatët”, ka deklaruar Balluku.
Tiranapost.al