Dënohet me 18 vite burg Nevaldo Hajdaraj, polici që vrau Klodian Rashën
Wednesday 16 March 2022, 15:06
TiranaPost

Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg Nevaldo Hajdarajan, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg. Gjykata e shkalles së parë e dënoi Hajdarajn me 15 vite burg.
Babai i Klodian Rashës u shpreh për mediat:
“Jam një prind përballë një padrejtësie dhe ju, gjyqtarët jeni ata që duhet ta vendosni atë për të më lehtësuar edhe mua. Pretendimet e avokatëve dhe të pandehurit për rrezik, janë lojëra dhe një telenovelë që s’e beson asnjëri, ato nuk qëndrojnë”.