Aktualitet

Dërgohen në diasporë mbi 245 mijë zarfe me fletë votimi, 8400 emigrantë i kthejnë votat në KQZ

Dërgohen në diasporë mbi 245 mijë zarfe me fletë

Deri tani, mbi 245 mijë zarfe me fletë votimi janë nisur drejt emigrantëve shqiptarë në diasporë. Sipas përditësimeve më të fundit në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se janë pranuar 58,128 zarfe nga votuesit jashtë vendit. Nga këto, vetëm 8,401 janë rikthyer tashmë në Shqipëri.

Tirana kryeson për nga numri i fletëve të votimit të dërguara, me 51,520 zarfe, e ndjekur nga Fieri me 31,752, Elbasani me 25,022 dhe Durrësi me 24,872. Ndërsa sa i përket shteteve ku janë dërguar më shumë zarfe, Italia mban vendin e parë me 89,723, pasuar nga Greqia me 67,165, Gjermania me 25,062, SHBA me 20,274 dhe Britania e Madhe me 16,913.

Emigrantët kanë afat deri në javën e parë të majit për të dërguar me postë votën e tyre. Votat që mbërrijnë në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, nuk do të merren në konsideratë.