Aktualitet

Detaje nga tragjedia në minierën e Peshkopisë, nga ku u nxorën të pajetë inxhinieri dhe dy minatorë. Flet gruaja e njërit prej tyre

Detaje nga tragjedia në minierën e Peshkopisë, nga ku u

Një tragjedi u mësua sot në Dibër, ku një inxhinier, njëherësh pronar i minierës, bashkë me dy minatorë, u gjetën të pajetë në minierën e Balgjajt në fshatin Selishtë të Peshkopisë. Viktima kishin humbur kontaktet prej tre ditësh nga familjes, por u gjetën të pajetë vetëm mëngjesin e sotëm, rreth orës 3:00.

Detaje nga tragjedia në minierën e Peshkopisë, nga ku u

I pari që u nxor nga nëntoka ishte trupi i inxhinierit  Ismail Hoxha, 62-vjeçar, i cili u gjet 20 metra thellë, te shkallët hyrëse në bizhanteri, e cila është pjesa lidhëse.

Sipas raportimeve mësohet se, ai ka humbur jetën nga asfiksia në përpjekje për të dalë nga miniera ndërsa ka vënë re prezencën e gazit, ndërsa 15 minuta më vonë u gjetën trupat e dy punëtorëve që shoqëronin inxhinierin në kërkimin e kromit; Fatos Cesku, 55 vjeç dhe Rruzhdi Rushiti, 33 vjec. Ata u gjetën në thellësi të bizhanterisë rreth 80 metra nëntokë.

Bashkëshortja e Rruzhdi Rushitit thotë për mediat se viktima kishte vetëm tre javë që kishte filluar punë në minierë.

“Kishte tre javë që punonte te miniera. Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti. Më përpara ka pas mbledhur bimë medicinave në mal. Kishte tre javë që punonte në minierë. Pa punë jam. Jam 29-vjeçe. Fëmijët i kam 7, 8 dhe 9 vjeç. Burri më parë mblidhte lule në mal tre muaj e verës. Tani më la, nuk kam asnjë të ardhur asgjë. Nga shteti nuk kam asgjë. Kërkoj ndihmë prej bashkisë dhe kush të jetë, kam tre fëmijë të vegjël”, tha ajo mes lotësh për mediat.

Detaje nga tragjedia në minierën e Peshkopisë, nga ku u

Po ashtu një fqinj i viktimave foli për gjendjen e vështirë ekonomike të dy viktimave:

“Ruzhdiu ka qenë duke mbledhur bimë në male gjithë verës për të mbajtur fëmijët me bukë, tani filloi punë atje, kalamajtë i la jetimë.Edhe Fatosin e njoh, ai ka një djalë 19-vjeç, një vajzë të martuar edhe ai si Ruzhdiu”.

Ekipet hetimore thonë se pista me e besueshme e ngjarjes tragjike është helmimi nga rrjedhja e gazit që ka sjellë vdekjen. Galeria ishte mbyllur që në vitin 2012, është rihapur sërish dhe mbyllur në vitin 2017, për t’u rihapur vetëm para një jave me leje kërkimore. Gjatë këtyre ditëve Ismail Hoxha kishte filluar dhe inspektime për të parë gjendjen në minierë. Vete ai kishte një eksperiencë të gjatë në këtë profesion pasi ka punuar prej vitesh ne gjeologji-miniera.