Aktualitet

Dita e tretë e protestave masive kundër rritjes së çmimeve: Në Durrës përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Dita e tretë e protestave masive kundër rritjes së

Protestat kundër rritjes së çmimeve çmive po vazhdojnë. Qytetarët janë mbledhur sërish para kryeministrisë me thirrjet ‘’Kush mbjell uri, do korrë revoltë. Taksoni Oligarkët, jo qytetarët.

Dita e tretë e protestave masive kundër rritjes së

Protestat po zhvillohen edhe në Durrës, Berat e Lezhë.

Dita e tretë e protestave masive kundër rritjes së

Në Durrës qytetarët kanë bllokuar rrugët e qytetit dhe po shkojnë drejt autostradës Tiranë- Durrës për të bllokuar qarkullimin. Sipas mediave protesta është tensionuar dhe ka patur përplasje me policinë.

Dita e tretë e protestave masive kundër rritjes së

Në Lezhë protestuesit kanë bllokuar aksin Lezhë-Shkodër.

Dita e tretë e protestave masive kundër rritjes së

Në mëngjes studentët e universitetit bujqësor marshuan deri në sheshin Skëndërbej për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, duke u shprehur se jetesa është bërë e papërballueshme.

Dita e tretë e protestave masive kundër rritjes së

Gazetari Marin Mema i është bashkuar protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

“Merrni miq e merrni shokë që t’u tregojmë këtyre talentave që të bashkuar e bëjmë Shqipërinë. Të bëhemi për flamurin e Shqipëriaë dhe jo të partive’’, tha Marin Mema.