Pretendoi se ishte motra e Klodian Rashës, familjarët e të ndjerit për TCH: Nuk e njohim

Në protestën e sotme një vajzë e cila prtendoi se ishte motra e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, që u ekzekutua nga një efektiv i forcave “Shqiponja” rezultoi të mos ishte e vërtetë.
Ajo deklaroi se quhej Bora Rasha dhe u shfaq mes qindra protestuesve për të kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut duke folur madje edhe në media. Por sipas “Top Channal” të cilët kanë kontaktuar me familjen e të ndjerit Klodian Rasha, ajo nuk ka të bëjë me familjen e tyre.
Dyshohet se vajza ka probleme mendore.
Më herët në një prononcim për mediat duke pretenduar se ishte motra e Klodian Rashës ajo u shpreh se 25-vjeçari deri në në orën 23:30 kishte qenë me shokët dhe më pas kishte dalë për të marrë një paketë cigare.
“Vëllai im ka shkuar me marrë një paketë dhe edhi i vdekur në shtëpi. Ka qenë deri në orën 23:30 me shokët, pastaj shkoi në shtëpi dhe tha po iki të marr paketë tek kioskat. Policia e solli afër shtëpisë dhe e qëlloi. Unë kam qenë në Itali kur ndodhi ngjarja. Familja ime kërkon të drejtën për çfarë është vrarë vëllai im” shprehet Bora Rasha.
E pyetur nëse Klodian Rasha ka pasur debat me policinë, ka deklaruar se ai ka qenë i rregullt dhe nuk ka pasur probleme me policinë.
“Jo, ai ka qenë shumë djal i mirë, i rregullt, ka qenë i fejuar, sivjet po prisnim ta martonim. Kishte një vajzë nga Dibra. Për herë të fundit e takova para 6 muajsh. Kam edhe dy vëllezër të tjerë. Dua drejtësi për vëllanë tim. Vëllai ka dy shenja, një në kokë dhe një në anën e zemrës. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur” tha ajo.
*Burimi Top Channal