#Shqipëriajonë

Çfarë do ndodhë me Vilën e Pushimit në Livadh?

Shumë personazhe e blogere kanë vizituar vilën e pushimit dhe kanë ftuar jo pak të shkojnë atje. Por ngjarja e djeshme ka lënë një shije të keqe.  

Çfarë do ndodhë me Vilën e Pushimit në Livadh?

Imazhet ku pronarët mbanin peng një çift, me fëmijën që qante, që kish vendosur të largohen një ditë më herët nga prenotimi në një shtëpi pushimi në Livadh të Himarës kanë shkaktuar interes publik, por edhe shock.

Çfarë do ndodhë me Vilën e Pushimit në Livadh?

Jemi në stinën e verës dhe ku Shqipëria detin dhe turizmin po bëhet gati ta ketë një margaritar. Natyra është e tillë por shërbimi mbetet një problem.
Një vit më parë skena e Kokëdhimës në Qeparo me turistin e huaj na kushtoi jo pak. Këtë verë vila në Livadh.

Versionet e historive sido që të jenë dëmtojnë shtëpinë pritëse dhe jo turistin apo siç thotë shprehja kapitaliste e madhe: Klienti ka gjithmonë të drejtë.

Blogeret kanë postuar gjithashtu nga vila dhe kanë ftuar njerëzit të shkojnw e të kalojnë pushimet.
Mbase shumë kanë kaluar mirë. Por një çift nuk mbeti i kënaqur dhe të qarat e fëmijës në makinë me gruan pronare bënë xhiron.

Çfarë do ndodhë me Vilën e Pushimit në Livadh?

Çfarë duhet të bëjmë tani? A mos ndoshta do shihen me më shumë skepticizëm reklamat që vijnë nga personazhet e famshëm? Sepse mjafton një histori e një çifti anonim dhe kthehet përmbys i gjithë marketingu. Fondi për marketing është një ligësi e biznesit, por duhet parë edhe për të shërbyer mirë, se eksperienca në fund vlen dhe ajo e klientit.

Një çift nuk mbeti i kënaqur dhe të qarat e fëmijës në makinë më gruan pronare Katerina Joshi bënë xhiron.

Çfarë ndodh tani? A dëmtohet vetëm kjo shtëpi pushimi në rivierën shqiptare apo në tërësi dëmtohet imazhi i pushimeve. Nuk ka si të konfirmohet, por me siguri dikush do ta mendojë të shkojë prapë dhe nuk e dimë nëse ka patur apo anulime prenotimesh.
Kudo në botë (veç Turqisë) ka ngjarje të pakëndshme. Ka dhe miza, edhe ushqim ku zhgënjehesh, por me rrjetet sociale të gabosh, të abuzosh, po bëhet gjithnjë e më shtrenjtë. Të mendosh sesa pak do t’i kushtonte çdokujt të tregohej tolerant dhe të mos mbërrinim deri këtu.

*Tiranapost.al.