Aktualitet

Çfarë ndodhi me policin? Disa iu afruan ta qëllojnë por të tjerët e përqafuan duke e mbrojtur

Çfarë ndodhi me policin? Disa iu afruan ta qëllojnë por

Një situatë ende e mistershme sepse ka ndodhur vetëm në minutat e fundit. Kamerat janë afruar.

Gazetarët raportin se protestuesit kanë kapur një polic, i cili ka ngritur duart duke kërkuar mos ta qëllojnë, disa të tjerë janë afruar duke e mbrojtur.

Protesta e sotme për vrasjen e 25-vjeçarrit duket plot të papritura dhe mjaft spontane.


Nuk kuptohet nëse ka një organizuator kryesor, por nga intervistat për gazetarët protestues të ndryshëm thonë se kanë dalë aty pa askënd mbi ta. “Nuk më ka thënë askush kam dalë vetë”- thotë njëri prej tyre. Duam drejtësi. Ky shtet s’na jep drejtësi.

Çfarë ndodhi me policin? Disa iu afruan ta qëllojnë por

Pasi u hodh gazi lotsjellës drejt protestuesve, ata lëvizën në dy drejtime dhe vetëm pak metra larg kryeministrisë ishte një mjet policie, i cili është qëlluar me gurë. Xhami i përparmë ka pësuar dëmtime, por punonjësi i policisë ka dalë nga mjeti dhe ka ngritur duart lart dhe kështë përballur me dy reagime të kundërta nga protestuesit. Kur disa prej tyre nisën të qëllonin, të tjerë e kanë përqafuar dhe e kanë mbrojtur efektivin.