Video/ Çfarë thoshte Petrit Vasili kur ishte ministër i Shëndetësisë para 9 vitesh për 4 sëmundjet që pushtuan vendin

Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, është prej nisjes së pandemisë një nga kritikuesit e menaxhimit të situatës së Covid nga qeveria, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kujtuar me një video deklaratat e tij nga koha kur ishte ministër i Shëndetësisë.
Me një video të postuar në rrjetet sociale, që nis me deklaratën e fundit të Vasilit i cili thotë: “Shqipëria nuk ka pasur kurrë një menaxhim të tillë kaq të dobët, kaq të paaftë, kaq spontan”, bëhet pas një rikthim në kohë, 9 vite më parë, në 2011.
Në deklaratat e Vasilit si ministër, ai është shprehur për 4 sëmundjet që kanë pushtuar vendin në kohën kur ai menaxhonte situatën e shëndetësisë: për ethet hemorragjike, brucelozën, verdhëzën dhe sëmundjen e plasjes. Në atë kohë sipas vasalit të gjitha rastet e të prekurve nga këto sëmundje ishin të zakonshme dhe jo epidemi.
View this post on Instagram