Forcat speciale shpërndajnë protestuesit, sot nuk ka arrestime

Pas rreth 4 orësh protesta raportohet se përfundoi, ndërsa u nxit nga vrasja e 25-vjeçarit Klodain Rasha një ditë më parë.
Pavarësisht se protestuesit janë shpërndarë me gaz lotsjellës herë pas here ato rimblidhen dhe destiniacioni i radhës për ta ka qenë Drejtoria e Policisë së Tiranës. Fillimisht ata u vendosën tek Ministria e Brendshme, më pas se Kryeministria, Bashkia e Tiranës, në qendër dhe më pas tek Policia e Tiranës, së cilës nuk mundën t'i afroheshin.
Forcat speciale u vunë në ndjekje të protestuesve duke i shërndarë.
Situata tashmë duket më e stabilizuar, por sipas deklaratave të protestuesve në media qëllimi final i protestës ka qenë Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku është e stacionuar dhe Forca Shqiponja.
Në protestën e ditës së sotme pavarsisht tensioneve dhe plagosjes së disa efektivëve, asnjë protestues nuk është shoqëruar në polici, por ka pasur filmime nga forcat e policisë për të identifikuar personat që kryen situata suilmi mbi ta, por edhe me objetektet e insitucioneve ku u zhvillua protesta.