Foto/ E kërkoi babai, rruga pranë shtëpisë së Klodjan Rashës merr emrin e tij
Ka marrë emrin e tij rruga pranë shtëpisë së 25 vjeçarit Klodian Rasha i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie i moshës së tij mesnatën e 8 dhjetorit.
Gjatë vizitës së ngushëllimit të Kreut të Bashkisë Erion Veliaj, babai i 25 vjeçarit të ndjerë, Qazim Rasha i kërkoi që rruga ku u vra të mbante emrin e djalit të tij.
Sot është vendosur tabela e rrugës ku lexohet Klodjan Rasha.


Në ditët e fundit të dhjetorit, kryebashkiaku i Tiranës vizitoi sërisht shtëpinë e Qazim Rashës ku i ka dorëzuar në mënyrë simbolike edhe një kopje të tabelës me emrin e djalit. Mësohet se Qazim Rasha ka shprehur dëshirën për të mbjellë një pemë bliri në kujtim të djalit.

Disa ditë pas ngjarjes, qeveria vendosi të lidhë për familjen një pension mujor prej 96 mijë lekësh.
Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi protesta për 5 ditë me radhë në kryeqytet dhe jo vetëm. Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i minsitrit të Brendshëm dhe në vend të tij u emërua Bledi Çuçi.

*Tiranapost.al.