Foto-Video/ Radhë kilometrike në Kapshticë pas masave që mori Greqia
Deri në 10 kilometër është radha e krijuar me makina në pikën kufitare të Kakavijës. Janë qytetarë shqiptarë të cilët duan të kalojnë kufirin drejt shtetit grek. Situata që ka vijuar prej ditës së djeshme duket se është krijuar pas masave të vendosura nga autoritetet greke, pasi nga e diela do të lejohen të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, po ashtu kryerja e detyruar e kontrollit për Covid.
NJë qytetar ka postuar një video nga radhe e krijuar:
Radha e mjeteve është shtrirë si rrallëherë deri në fshatin Jorgucat, disa kilometër larg nga Kakavija. Disa persona që udhëtonin me autobusë janë zbritur shumë larg pikës kufitare në mënyrë që të shkojnë në këmbë.
Siç shkruan Voa, në makina ka familjarë, fëmijë e të moshuar, të cilët gjejnë mënyra për t'u mbrojtur edhe nga dielli i fortë. Një tjetër vendim që ka shtuar fluksin e qytetarëve është se nga e diela të gjithë duhet të tregojnë testin molekular të koronavirusit që duhet të jetë kryer deri në 72 orë më parë.
Deri më tani situata vijon problematike.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët që të mërkurën se pikat e kalimit të kufirit në Kakavijë dhe Kapshticë nga pala greke,do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fazës së orarit prej ores dhjetë te mbrëmjes deri në orën gjashtë të mengjesit. Po ashtu, qytetarëve u rikujtohet se duke filluar nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit në Kakavije dhe Kapshticë, do të duhet të vetëizolohen për 7 ditë.