Aktualitet

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri

Është marrë vendimi për Saimir Tahirin. Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë vendimin e datës 26 qershor 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm dhe dërguar çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues.

VENDIMI I ZBARDHUR I GJYKATES SE LARTE

REPUBLIKA E SHQIPËRISE
GJYKATA E LARTË
KOLEGJI PENAL

Nr. 56260-00538-00-2020 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2021-656 i Vendimit (50)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Sokol Sadushi Kryesues
Ilir Panda Anëtar
Ervin Pupe Anëtar

në seancë gjyqësore të datës 28.09.2021, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË GJYKUAR: 1- Saimir Tahiri
2- Jaeld Çela

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

VENDIMI:

1.Prishjen e Vendimit nr. 16, datë 26.6.2020, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues.
2. Rrëzimin e kërkesës së të gjykuarit Jaeld Çela për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.
Tiranë, më 28.9.2021.

Tiranapost.al