Gjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg Francesco Becchetin
E Mërkurë 23 Shkurt 2022, 15:17
TiranaPost

Biznesmeni Italian Francesco Becchetti është dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.
Gjithashtu e ëma dhe bashkëshortja e Becchettit u dënuan secila me nga 8 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale.
Dhe bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg.
Tiranapost.al