Grabitet shtëpia e një polici në Tiranë: I marrin para dhe bizhuteri
E Hënë 24 Maj 2021, 10:44
TiranaPost

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Shallvareve” në Tiranë, pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Mësohet se grabitja është kryer në shtëpinë e një efektivi policie. Grabitësit kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e policit me inicialet J.V ku kanë marrë një shumë prej 18 mijë lekësh dhe bizhuteri.
Vjedhja është konstatuar nga bashkëshortja e tij, e cila sapo është kthyer në shtëpi ka parë xhamat e thyer dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
*Tiranapost.al.