Halli për të nxjerrë pasaportën e re! Rrëfimet e emigrantëve shqiptarë nga kufiri: Turp të ndodhë kjo në 2020-ën

Pala greke ka rinisur punën mëngjesin e sotëm edhe pse me sportel të reduktuar dhe vetëm më dy mjekë që pritet tu marrin tamponë mijëra qytetarëve që presin prej më shumë se 3 ditësh në kufi.
Një qytetar i cili është mes atyre që po presin prej orësh të tëra ka treguar se pala greke pasi hapi sportelin në orën 6 të mëngjesit, kaloi vetëm disa makina dhe disa qytetarë dhe e mbylli sërish duke e rinisur puën në orën 08:40. Ai thotë se në Greqi donte të shkonte vetëm për të nxjerrë pasaportën e re.
Emigranti: Që kur keni ardhur zotëri?
Që pardje nga ora 15:30. Shteti ynë duhet të bënte diçka, t’i linte të kalonte, ose të sëmurë. Kushdo që të jetë po të jetë me fëmijë të vogël apo të sëmurë, të gjithë i lejojmë. Këta njerëz i kanë lënë 10 km në këmbë. Edhe ana tjetër gjynah.
Atje çfarë të pret?
Puna, familja. Halli për të nxjerrë pasaportën e re na bëri të vijmë. Ngaqë dhe atje ambasada nuk punon. Po të tjerët kanë halle dhe më të mëdha. Policia shqiptare na ka ndihmuar sa mundet. Dhe të ushtrisë. Nga policia shqiptare thonë çfarë të thotë shteti grek, nuk ju mbajmë.
E keni bërë aplikimin?
Po e kam bërë. Më thanë që vlen për dy ditë. Po dhe po nuk vleu vetëm të dal andej e të pres se jemi bërë këtu…Vetëm të ikim. Turp është po…Ky shtet duhet të bënte diçka më shumë për këta njerëz. Se kanë ardhur në vend kanë lënë para në këtë vend.
Një tjetër thotë se ka që pardje që pret në makinë me gjithë familjen.
Kemi tre ditë dhe s’kemi asnjë sqarim nga pala shqiptare. Ne i kërkuam palës shqiptare që të dalim ne dhe të sqarohemi me palën greke. Ne u mblodhëm 20-30 veta që të shkojmë tek pala greke e të sqarohemi po nuk na lanë pala shqiptare. Ne jemi 20 vjet që paguajmë taksa në Greqi.
Kam që pardje në makinë me gjithë familjen. Për të ngrënë dhe ujë na kanë sjellë nga bashkia e Dropullit. Tualetet janë në gjendje makabre, në terren të hapur me pak fjalë. Në vitin 2020 është turp të ndodhë kjo gjë.
Situata sot nuk paraqitet më e lehtësuar. Mbetet për tu parë nëse do të ketë sërish bisedime mes dy palëve.