Aktualitet

Hapet Kapshtica, por vetëm për hyrjen në Shqipëri: Këto janë kategoritë që lejohen

Hapet Kapshtica, por vetëm për hyrjen në Shqipëri: Këto

Nga dita e sotme dhe në vijim, hapet pika kufitare në Kapshticë, por vetëm për hyrjen në territorin shqiptar. Do të lejohen këmbësorët dhe kamionët e mallrave. Ndërsa nuk do të lejohen autobusët, taksitë, apo mjete të tjera të transportit të pasagjerëve.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka publikuar njoftimin në faqen zyrtare në Facebook ku tregon edhe orarët e mbajtjes hapur të kufirit:

"Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur", thuhet në njoftim.

Pika kufitare e Kapshticës u mbyll që me datë 20 nëntor, për shkak të situatës me koronavirusin. Në Pikën e Kakavijës, vijon qarkullimi normalisht, por sipas rregullave të vendosura nga autoritetet greke, ku lejohet të kalojnë kufirin për në Greqi vetëm ata me dokumentet përkatëse dhe me tampon negativë të testit të koronavirusit.

Hapet Kapshtica, por vetëm për hyrjen në Shqipëri: Këto

*Tiranapost.al.