Hyn në fuqi rregulli në kufirin grek. Kthehet mbrapsht autobusi pas testit të shpejtë që kryen shqiptarët

Prej ditës së sotme, autoritetet greke kanë vendosur një rregull të ri, ku pas çdo përgjigje pozitive në testin e shpejtë të koronavirusit, personi i infektuar do të kthehet mbrapsht nga pika e Kakavijës dhe nuk do lejohet të kalojë kufirin dhe për të kaluar dy javë në karantinë.
Sot u kthye mbrapsht një autobus me rreth 50 emigrantë shqiptarë, të cilët ishin nisur drejt Greqisë për punë, por dy prej tyre dolën pozitivë në testin e shpejtë të koronavirusit.
Ata mbanin në duar ndërkohë përgjigjen negativë të testit PCR, të cilën e kanë kryer në një laborator privat. Vendimi për kthimin mbrapsht nuk është pritur mirë nga qytetarët, për shkak të punëve në vendin fqinj. Madje disa prej tyre thonë se testi i shpejtë është mashtrim për të ndaluar punonjësit sezonalë që të shkojnë të punojnë në Greqi.
Njëri prej tyre tha për mnediat:
'Thonë që jemi me COVID, na e kanë shkruar kot që jemi pozitiv, janë të gjitha mashtrime. Ne jemi nisur nga Shqipëria në Greqi, na thanë se na gjetën gjoja me COVID. Ata që ishin me letra greke i kaluan, ndërsa ne që jemi punëtor sezonal na kthyen, pse ata nuk i zë? Vetëm neve na zë? Ku ka dicka, o e kanë kompanitë e autobusëve o shtet me shtet'.
*Tiranapost.al.