Aktualitet

Ilva Tare habitet nga Jozefina Topalli: Sa shumë keni ndryshuar!

Ilva Tare habitet nga Jozefina Topalli: Sa shumë keni ndryshuar!

Ilva Tare: Çfarë ka mbetur nga Jozefina Topalli kur thoshte ‘kapini për zhelesh’, se sot dukeni e qetë dhe e qeshur. Jeni perceptuar ndonjëherë edhe si arrogante.

Jozefina Topalli: Është koha për t’i kap të tre dhe për t’i nxjerrë nga skena politike. Vendimet i kam pas të forta gjithmonë në jetën time, nganjëherë nga situata dhe nganjëherë nga ndërgjegjja.

Ilva Tare habitet nga Jozefina Topalli: Sa shumë keni ndryshuar!

E di që jam perceptuar ndonjëherë si arrogante siç thoni ju. Por nuk kam qenë ashtu në të vërtetë. Kam besuar gjithmonë pavarësisht gabimeve, se kemi qenë shumë herë më mirë se Rama. Kam marrë vendime të forta, isha vetëm dhe më lanë vetëm pothuaj (nënkupton Berishën), por nuk bëra hap mbrapa dhe mendoj se kam bërë mirë, ndonjëherë njeriu heziton, jeni e zhgënjyer nga ata që ju lanë vetëm në momente të vështira.

Ilva Tare: Jeni zhgënjyer nga ata që iu lanë vetëm?

Jozefina Topalli: Unë nuk mbaj inat me asnjë njeri. Më ka rritur një familje që ka vuajtur nga sistemi komunist dhe as për atë sistem s’kam mëri edhe pse e kam kundërshtuar dhe s’e kam pranuar.

*Deklarata u bë në emsionin 'Ilva Now' në Euronews Albania.