Aktualitet

Jepet vendimi i papritur: Saimir Tahiri do të rigjykohet nga fillimi

Jepet vendimi i papritur:  Saimir Tahiri do të rigjykohet nga fillimi

Gjykata e Apelit vendos të rikthejë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit për rigjykim në Shkallë të Parë. Kjo do të thotë që hetimi për ish-ministrin do të fillojë nga e para, ajo mund të zgjasë në kohë duke mbajtur e atë larg përfshirjes në politikë. Kjo do të thotë që vendimi për dënimin e Shkallës së Parë ndaj Tahirit bëhet nul.

Në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme arsyetoi që në Shkallën e Parë ishin bërë gabime procedurale, për këtë arsye ajo di të rigjykohet nga një trupë tjetër.

Kjo do të thotë që nga ana e Tahirit dhe Prokurorisë duhet të sillen fakte e prova të reja, për të faktuar pafajësinë apo akuzat.

Në Shkallën e Parë, ish-ministri i Brendshëm u dënua me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Ky vendim u konvertua me gjykim të shkurtuar në 3,4 vite shërbim prove. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Por të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria, nuk pranuan dënimin me 3,4 vite shërbim prove dhe e apeluan në Gjykatën e Posaçme të Apelit.