Aktualitet

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan mbylljen por sipas ekspertëve çdo gjë varet nga ne! Tensione në Francë. Lexo përmbledhjen

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura!

-Jozefina Topalli rikthehet në skenën politike, me një Lëvizje të re. 

Në një intervistë me Ilva Taren, zonja Topalli përgjigjet me qetësi si një politikane e stofit të vjetër. Pa adrenalinë dhe shpërthime. Lulzim Bashës nuk ia zë në gojë emrin edhe kur flet me përbuzje për profilin e tij si udhëheqës i PD. Berishën nuk pranoi ta bëjë pjesë të përgjegjësisë sipas asaj që ka çuar PD në një bunkerizim. (Lexo këtu). Lëvizjen e re politike e quan sfidë për të larguar tre persona: S’kam para, as pushtet, ju ofroj vetëm sfidën të largojmë tre persona, Ramën, Metën, Bashën! Por çfarë ka mbetur nga Jozefina Topalli kur dikur nga Kuvendi thoshte ‘kapini për zhelesh’? (Lexo këtu).

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan

-Shuhet kompozitori i madh Avni Mula: 

Kompozitori i madh shqiptar, Avni Mula, është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 92-vjeçare. Lajmin e trishtë e dha vajza e tij Inva Mula, e cila bën me dije se homazhet do të kryhen nesër nga ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve në Tiranë. (Lexo këtu).

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan

-Paralajmërohet izolim i dytë nëse nuk ka disiplinë kundër Covid!

Numri i të infektuarve në vend është në nivel shqetësues, dhe zv.ministrja Rakacolli paralajmëroi një mbyllje të dytë nëse nuk ka disiplinë: Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë, tha ajo teksa njoftoi edhe vendimet e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve:

-Mbylljen e Universiteteve ku mësimi do bëhet online për një muaj (Lexo këtu)

-Mbylljen e Konvikteve (Lexo këtu), dhe po vlerësohet që lokalet më të frekuentuara në Tiranë të mbyllen pas orës 22:00 (Lexo këtu). 

Sot u mësua se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është infektuar me koronavirus. Gjendja shëndetësore e Sejkos paraqitet e mirë me simptoma të lehta dhe ndodhet i karantinuar në shtëpi. Gjithashtu sot u konfirmua pozitive me koronavirus edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila po ashtu ka simptoma të lehta.(Lexo këtu).

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan

-Detaje nga tragjedia në minierën e Peshkopisë, nga ku u nxorën të pajetë inxhinieri dhe dy minatorë. Flet gruaja e njërit prej tyre

Një tragjedi ka ndodhur në Dibër, ku një inxhinier, njëherësh pronar i minierës, bashkë me dy minatorë, u gjetën të pajetë në minierën e Balgjajt në fshatin Selishtë të Peshkopisë. Viktima kishin humbur kontaktet prej tre ditësh me familet e tyre, por u gjetën të pajetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:00.  Bashkëshortja e një prej viktimave tregon se Rruzhdi Rushiti kishte vetëm tre javë që kishte filluar punë në minierë. (Lexo këtu)

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan

-Macron shpall Francën: Nën sulm! Shpërndan ushtarë nëpër Kisha

Presidenti francez Emmauel Macron ka shpallur vendin nën sulm duke kërkuar që ushtarët të pozicionohen nëpër Kisha për të mbrojtur qytetarët. Vendi po kalon një sërë ngjarjesh tronditëse që dyshohet të kenë lidhje me sulme terroriste. Presidenti Macron ka pasur ditët e fundit përplasje të ashpra me presidentin Erdogan, pas deklaratës së Macron se Islami është në krizë dhe po kërkon siç deklaroi ai; Të na vjedhë të ardhmen tonë! Tensionet vijojnë... (Lexo këtu)

-Shkencëtari rus infektohet qëllimisht dy herë dhe hedh poshtë teorinë e Imunitetit të Masës: Mos prisni të na shpëtojë

Doktor Alexander Chepurnov, 69 vjeç u vetëinfektua dy herë dhe rrëfen se çfarë ndodhi me të. Ai hedh poshtë teorinë e imunitetit të masës dhe thotë se një zgjidhje mund të jetë një vaksinë që të përdoret jo vetëm një herë. A do funksiononte kjo? (Lexo këtu)

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan

-I drejtuan letër të hapur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama: Eurodeputetët janë keqinformuar

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi në seancën e sotme dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor. Një ditë më parë komisioneri europian Oliver Vahelyi kërkoi që mazhoranca të priste vendimin e Komisionit të Venecias për të miratuar ndryshimet. Po ashtu 8 eurodeputetë të Partive Europiane Popullore iu drejtuan përmes një letre të hapur kryeministrit Edi Rama për Ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor ku i bënin apel të pritej Opinioni i Komisionit të Venecias. Por kryeministri tha sot se Eurodeputetët janë keqinformuar: Ata janë informuar keq. Dhe pastaj thonë vendosni interesat e Shqipërisë të parat. Por ky është interesi i Shqipërisë, që të shkojë në zgjedhje. (Lexo këtu)

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan

-Prestigjiozja ‘The Economist’ mban qëndrim publik pro Biden: Ja pse duhet të jetë Ai

Sipas ‘The Economist’, vendi që zgjodhi Donald Trump në 2016-n ishte i palumtur dhe i ndarë, ndërsa vendi të cilit po i kërkon sot ai votën është akoma më i trishtuar dhe akoma më shumë i përçarë. Presidenti Amerikan zgjidhet me 3 nëntor. Trump kandidon kundër Joe Biden.(Lexo këtu)

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan

-Im atë nuk ndërroi jetë siç ju po shkruani! Bora Feri, e bija e aktorit Xhevdet Feri, detyrohet të sqarojë shqip një ngatërresë (të pakëndshme)

Bora Feri tregon edhe dyshimet që u ngritën mes mjekëve se mos ishte Covid që i mori jetën aktorit të njohur Xhevdet Feri më 13 janar të këtij viti.

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan

-Të dielën rikthehet futbolli

Pas mbledhjes së sotme në stadiumin “Air Albania, presidenti i FSHF-së, Armand Duka deklaroi se Liga ka vendosur që futbolli të kthehet ditën e diel me ndeshjet e Kupës dhe në mesjavë të rikthehet Kategoria Superiore duke i dhënë kështu fund bojkotit disamujor. (Lexo këtu)

Shuhet kompozitori i madh Avni Mula. Shqipëria nuk e ka në plan

*Tiranapost.al