Aktualitet

Kamerat zbardhin vrasjen e Klodian Rashës: Polici është përplasur fizikisht para se ta qëllojë

Kamerat zbardhin vrasjen e Klodian Rashës: Polici është

Prokuroria ka vëzhguar kamerat pranë rrugës ku u vra 25 vjeçari Klodian Rasha, duke zbardhur kështu të gjithë dinamikën e ngjarjës së rëndë të ndodhur mesnatën 8 dhjetorit. Pamjet filmike kanë treguar se mes Klodian Rashës dhe policit Nevaldo Hajdarajt ka pasur një përplasje fizike dhe pas kësaj polici e ka qëlluar më armë 25 vjeçarin.

Sipas dosjes së prokurorisë që ka rënë në duart e mediave, polici Hajdaraj e ka parë se Klodian Rasha nuk ka pasur armë me vete. Kjo situatë ka bërë që prokuroria të arrijë në konkluzionin se polici e ka vrarë me dashje 25 vjeçarin. Polici tjetër që ka qenë 100 metër larg tyre, ka deklaruar gjithashtu se para vrasjes, ka pasur përplasje fizike mes Rashës dhe Hajdarajt.

Kamerat zbardhin vrasjen e Klodian Rashës: Polici është
Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha

Kjo është dëshmia e tij:

“Personi kaloi karrexhatën në rrugën “Dritan Hoxha” dhe doli në trotuar përballë “Zoja e Këshillit të Mirë”..duke vrapuar në drejtim të Zogut të Zi… në këtë moment pashë kolegun Nevaldo i cili po vinte në drejtim të këtij personi (Klodianit) dhe përpara dyqanit “pit stop” në pikën fillestare të lëvizjes është përplasur me atë fizikisht për pak sekonda. Unë isha rreth 100 metra larg. Pas pak sekondash përplasje pashë kolegun Nevaldo të shtrirë përtokë… dhe në këtë moment dëgjova dy të shtëna armësh. U afrova dhe ngrita kolegun Nevaldo dhe së bashku jemi afruar te viktima i cili po rënkonte. Njoftuam sallën operative dhe kërkuam ambulancë”.

Klodian Rasha kishte dalë jashtë orarit të kufizimit për të blerë një paketë cigare, sipas dëshmisë së familjarëve të tij. Por përballja me policin rezultoi fatale për të. Hajdaraj ndodhet në burg ndërsa pritet vendimi final për të.

*Tiranapost.al.