Aktualitet

Ke vetëm një ditë kohë për të shpëtuar adresën tënde të Gmail që të mos mbyllet

Ke vetëm një ditë kohë për të shpëtuar

Nga nesër, do të nisë procesi i mbylljes së llogarive joaktive të gmail. Google e ka paralajmëruar prej disa javësh këtë fushatë spastrimi. Qëllimi? Këto llogari që s`përdoren, kanë fjalëkalime të vjetra dhe bëhet objekt i abuzimit të hakerave. Pra është një masë sigurie.

Kjo politikë do të përdoret vetëm për llogaritë personale. Kështu që edhe nëse ke një adresë përmes së cilës bën vetënm blerje apo je abonuar në vende të ndryshme, nuk do të mbyllet llogaria.

Po çfarë duhet të bësh për ta shpëtuar llogarinë tënde të papërdorur?

Mjafton të shkarkosh edhe qoftë një aplikacion.

Procesi do të nisë nesër, por zgjat në kohë. Ama ku i dihet, mund të të bjerë radha të jesh i pari.