Aktualitet

Kryeministri Rama: Kriza e energjisë është pandemia e re

Kryeministri Rama: Kriza e energjisë është pandemia e re

Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me furnizuesit e naftës. “Kriza e Energjisë është pandemia e re”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij, duke iu përgjigjur kështu të gjithë atyre që i thonë: Lëre energjinë, por shiko naftën.

“Më e rëndë është kriza e energjisë që po konsiderohet si pandemia e re. Do ta përsëris pafund këtë gjë, që kjo qeveri e ka deklaruar që në krye të herës, kur shumë u ngritën dhe thanë se është sajesë, tani jemi në zemrën e krizës, dhe se ne do t`u vëmë një mbulesë familjarëve dhe bizneseve të vogla që rritja të mos bjerë mbi ta. Nëse çmimi i energjisë do të jetë ky që është sot, pra nga 52 euro për MWh që ishte vjet, 550 euro për MWh në treg, ne do të na duhen 640 milionë dollarë ekstra deri në fund të vitit, për të mbrojtur familjarët dhe biznesin e vogël. Këtë po bën kjo qerveri. Dhe është për të qeshur e për të qarë kur kjo merret si diçka që është e mirëqenë.

Nëse dikush më thotë, lëre energjinë dhe shiko naftën, unë i them:

Nëse nuk i mbronim nga rritja e energjisë, do të preknim pjesën e qeverisë që nuk kanë vetura: pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, familjet me ndihmë ekonomike dhe do të preknim motorin e punësimit dhe vetëpunësit të biznesit të vogël. Këta nuk i prekim për asnjë çmim”, tha Rama.

Rama shtoi se përpara të hënës do të bëjnë publik planin e menaxhimit mbi krizën e naftës.