Aktualitet

Kryeministri Rama shkon për ngushëllime në banesën e 25-vjeçarit Klodian Rasha

Kryeministri Rama shkon për ngushëllime në banesën e

Menjëherë pas mbërritjes së tij në Tiranë nga Amerika, ku ndodhej për një vizitë disa ditore lidhur me vaksinën anti-Covid, kryeministri Rama ka shkuar për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra në 8 Dhjetor nga polica.

Rama pasi zbriti në Rinas u nis menjëherë për në familjen Rasha. Bëhet me dije se kryeministri mbërriti atje rreth orës 14:45, ku u prit nga familjarët e 25-vjeçarit.

Kjo vizitë e Ramës vjen pasi paralajmëroi se sot në orën 18:00 do të flasë publikisht për ngjarjen tragjike.

Nuk dihet nëse gjatë fjalimit do të lajmërojë edhe ndonjë lëvizje, një ditë pas protestës që u mbajt për 4 orë në Tiranë për vdekjen e të riut.

Një ditë më parë babai i viktimës Qazim Rasha, ish-oficer, u shpreh se ia beson ngjarjen drejtësisë.