Aktualitet

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka prezantohet me stafin dhe jep porositë e para

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka prezantohet me stafin dhe jep porositë e

Kryenegociatorja dhe Ministrja e Shtetit Majlinda Dhuka është prezantuar përpara stafit me të cilin do bashkëpunojë për çuarjen përpara të detyrave në funksion të hyrjes në BE.

“Faleminderit për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot.

Të dashur kolegë, kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët.

Momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçante, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”, tha Dhuka gjatë fjalës së saj.

I pranishëm në prezantim ishte edhe kryeministri Rama që tha se duhet të nisë menjëherë.