Aktualitet

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e të zhdukur nën rrënoja. Priten masa kufizuese në Tiranë. Një shembull nga Tajvani për të mposhtur Covid. Lexo përmbledhjen

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

Tërmeti në Turqi dhe Greqi, Shqipëria nuk preket

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e

19 viktima dhe mbi 709 të plagosur është bilanci i deritanishëm pas tërmetit me magnitudë 7 të shkallës Rihter që goditi qytetin turk të Izmirit dhe ishullin Samos në Greqi, duke krijuar edhe Tsunami.

Tërmeti goditi në orën 13:51. (Lexo këtu)

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë bën me dije se dy prej viktimave janë dy të rinj nga ishulli i Samosit. Bëhet fjalë për një 15 vjeçar dhe një 17 vjeçar, të cilët i ka zënë muri i një shtëpiet të vjetër. Fatkeqësisht ka raportime edhe pse jo zyrtare se ka shumë njerëz të mbetur nën rrënojat e pallateve të shembura të Izmirit, në mbi 20 prej tyre dhe nga dhjetëra të tjera të dëmtuara. Izmiri është qyteti i 4.5 milionë banorëve.

Masat kufizuse në disa zona të Tiranës

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e

Krahas ish-Bllokut, zona Covid dhe me rrezik më të shtuar në Tiranë janë “Komuna se Parisit”, “Kodra e Diellit”, Astiri dhe Kamza. Dhe ndërsa Komiteti i ekspertëve paralajmëroi dje se lokalet tek ish-Blloku mund të mbyllen pas orës 22:00, për një periudhë të caktuar, ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini nuk përjashton mundësinë që masat kufizuese të shtrihen edhe në pjesë të tjera të Tiranës. (Lexo këtu)

“Është duke u vlerësuar shpërndarje gjeografike e virusit në Tiranë, por edhe në nivel kombëtar. Duhet të ezaurojmë të gjitha opsionet më përpara, pavarësisht se karantina mund të shikohet si një element kufizues i transmetimit të Covid, por do të jetë opsioni i fundit për t’u gjykuar”, tha Tomini për ‘TV Klan’.

319 ishte numri i të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa 3 persona te infektuar me Covid humbën jetën. Ndërkohë u konfimua i prekur nga Covid deputeti socialist Anastas Angjeli.

Do përzgjidhet kush do kurohet e kush jo!Rama sqaron deklaratën e Manastirliut

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e

Një deklaratë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dje në Kuvend ‘për mbingarkesën e spitaleve dhe kush pacient do të trajtohet i pari’ bëri bujë në media dhe në rrjetet sociale, ndërsa gjatë shpërndarjes pati edhe ndryshime të bëra ose jo me qëllim.(Lexo këtu)

Kryeministri Edi Rama vendosi të sqaronte atë që tha Manastirliu, duke publikuar fjalimin e saj, si një përgjigje edhe për akuzën e hedhur sot nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili e quajti ministren ‘kriminele’.

Ministri Lleshaj sqaron deklaratën që bëri bujë dje në Kuvend, kërkon ndjesë publikisht

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e

Vetëm një ditë pas deklaratës që beri dje në Kuvend “Polic ke qenë dhe polic ke mbetur” drejtuar deputetit Myslym Murrizi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar ndjesë. (Lexo këtu)

Përmes një postimi në rrejtin social “Facebook” Lleshaj shprehet se thelbi i reagimit të tij është keqkuptuar, ndërkohë që bën disa sqarime për përdorimin e shprehjes ‘polic ke qenë dhe polic ke mbetur’ ndaj Murrizit.

Hapet kantieri për lagjen e parë të re të Tiranës

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e

Është pjesë e projektit të Rindërtimit, një lagje e re në Tiranë pranë lumit të Tiranës, në afërsi të Kamzës, e cila është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri.(Lexo këtu)

Kryeministri Rama tregoi se lagja e re po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, e cila do të kthehet edhe në një qendër të Policentrike të Tiranës: me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

Homazhe për Avni Mulën

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e

Kompozitori Robert Radoja ka folur për mediat pasi ka dalë nga salla e homazheve që po mbahen nën kushte të rrepta të mbrojtjes ndaj Covid, për artistin Avni Mula. (Lexo këtu)

Homazhet për të ndjerin Mula u mbajtën në hollin e Akademisë së Arteve pak para përcjelljes për në banesën e fundit. Të pranishëm kanë qenë personalitete nga të gjitha fushat.

Tajvani 200 ditë pa asnjë rast të ri me Covid

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e

Ndërsa pjesa më e madhe e botës por përpiqet të ndalojë përhapjen e valës së dytë të Covid, Tajvani sapo shënoi ditën e 200-të radhazi pa një rast të koronavirusit, raporton CNN. (Lexo këtu)

Përgjigja e Taipeit ndaj pandemisë së koronavirusit ka qenë një nga më të efektshmet në botë. Ishulli me 23 milionë njerëz raportoi për herë të fundit një rast të transmetuar lokalisht në 12 prill, e cila ishte e diela e Pashkëve.

Situata me virusin kritike në Europë? Ekspertët flasin për një mutacion

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e

Një mutacion i koronavirusit i gjendur tek fermerët spanjollë është përhapur me shpejtësi në Europë, dhe tashmë përbën shumicën e rasteve në Britani. Këtë ka zbuluar një studim i fundit i publikuar në median britanike Metro, që tregon për një variant të virusit i quajtur 20A.EU1 që është përhapur nga fermerët në popullatat lokale në Spanjë në muajt qershor dhe korrik. (Lexo këtu)

Turistët nga vendet e Europës që shkuan këtë verë në Spanjë thuhet të jenë ktheyr në shtetet e tyre me virusin me vete duke e përhapur në gjithë Europën. Studimi zbuloi se në Uells dhe Skoci variant i këtij mutacioni të virusit përbënte rreth 80% të rasteve në mes të shtatorit, ndërsa frekuencat në Angli ishin rreth 50% në atë kohë.

Prezantohet princeshë Geraldina

Tërmeti trondit Turqinë e Greqinë, dhjetëra të vdekur e

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, u bënë prindër për herë të parë më 22 tetor, kur erdhi në jetë Princesha e vogël Geraldinë, që trashëgon emrin e stërgjyshes.(Lexo këtu)

Sot për herë të parë Princesha i prezantohet publikut me disa foto të çiftit dhe vogëlushes në krahët e mami Elias.