Aktualitet

A do vaksinohen fëmijët? Ja cilat mosha mund ta kryejnë vaksinën anti-Covid

A do vaksinohen fëmijët? Ja cilat mosha mund ta kryejnë

Në Shqipëri vaksina pritet të vijë në javët e para të janarit dhe nuk ka ende një vendim se cilën vaksinë mund të sigurojmë. Por ndërsa është menduar që bluzat e bardha dhe të moshuarit do jenë të parët që do t’i nënshtrohen vaksinës, mësohet se nga cilat grupmosha lejohet që të kryhet vaksina anti-Covid.

“Moderna ka efekt dhe siguri në grupmoshat 18 vjeç e sipër, ndërsa Pfizer nga grupmosha 16 vjeç e sipër”, tha Ornela Ademi nga EMA (European Medicine Agency), për 'Opinion'.

Kjo do të thotë që fëmijët dhe një pjesë e moshës së adoleshencës janë të përjashtuar nga vaksinimi.