Aktualitet

Leonardo DiCaprio bëhet i gjallë për Vjosën

Jemi një hap larg Vjosës, përgjithmonë e mbrojtur

Leonardo DiCaprio bëhet i gjallë për Vjosën

DiCaprio ka reaguar në Instagram duke inkurajuar Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për angazhimin e marrë publikisht për të mbrojtur Vjosën dhe kthyer atë në Park Kombëtar, në bashkëpunim me Patagonian.

DiCaprio, aktivist i paepur në çështjen e mjedisit shkruan:

"Jemi një hap më pranë mbrojtjes së Vjosës përgjithmonë.

Qeveria shqiptare bëri një premtim publik për të mbrojtur Vjosën, parkun e parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij krijojnë një ekosistem biodiversiteti që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, shkruan DiCaprio.

Çfarë ka ndodhur më herët?

Që në vitin 1997 i ishte dhënë leja për ndërtimin e HEC-it mbi Vjosë kompanisë me emrin Hydro SRL. Por me një vendim, qeveria e prishi kontratën në vitin 2017 për shkak se kjo kompani nuk arriti të kryente punimet në afat. Leja iu dha një kompanie tjetër.

Leonardo DiCaprio komentoi disa herë përmes statuseve në rrjete sociale dhe i bëri thirrje qeverisë shqiptare të pezullonte projektin konçesionar.

Pse kishte rëndësi për DiCaprion (dhe jo vetëm)?

Vjosa është lumi më i gjatë, i egër në Europë, me 300 km. Flora dhe fauna e tij do të shkatërroheshin, duke dëmtuar një ekosistem të tërë, nëse Hidrocentrali do të vihej në punë.

Vendimi final i qeverisë shqiptare

Në 13 qershor të këtij viti kryeministri Rama nënshkroi memorandumin për ta bërë Vjosën Park Kombëtar. Gjatë nënshkrimin nuk e kurseu një koment për DiCaprion duke thënë: “Më kanë shënuar këtu për Leonardo di Caprion, por nuk po e them pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë dhe nuk u bë i gjallë për të na mbështetur”.

DiCaprio reagoi sot.