Letra/ Eurodeputetët kërkesë KE: Shtyrja e negociatave rrezikon besimin tek BE

'Mos shtyni më tej hapjen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut'. Kjo është thirrja që bëjnë 20 eurodeputetë në Këshillin e Europës, përmes një letre të publikuar. Samiti me liderët e BE nis sot dhe eurodeputetët kanë kërkuar që të miratohen kornizat negociuese me dy vendet, ndonëse çështja e konferencës së parë ndërqeveritare nuk është në axhendë.
Përmes letrës, eurodeputetët nxisin palët e përfshirja që të gjejnë një zgjidhje për të siguruar që negociatat e pranimit të mund të fillojnë para fundit të vitit.
Sipas tyre, bllokimi aktual në bisedimet e pranimit rrezikon besueshmërinë e BE në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa i bëhet thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë kompromisin mbi çështjet dypalëshe në mënyrë që të shmanget shtyrja e procesit.
Në deklaratën e tyre thuhet se Shqipëria meriton të ecë përpara në rrugën drejt pranimit në BE, me përpjekjet gjithëpërfshirëse për të reformuar, veçanërisht në sektorin e drejtësisë, gjatë viteve të fundit, si dhe vlerësimin pozitiv të Komisionit.
Ndërsa Bullgarisë i kërkohëet të miratojë hapjen e konferencës ndërqeveritare (IGC) me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur dhe në çdo rast në dhjetor, duke pranuar kështu përpjekjet e vendit në procesin e pranimit në BE: Maqedonia e Veriut, gjithashtu duhet që të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura.
Dokumenti i plotë me emrat e eurodeputetëve:

