Aktualitet

Marrëveshja e re Shqipëri-Angli ekstradon nga Britania gjithë emigrantët e paligjshëm dhe shkelësit e ligjit

Marrëveshja e re Shqipëri-Angli ekstradon nga Britania gjithë

Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Anglisë, përmes sekretares britanike për Punët e Brendshme, Priti Patel dhe Bledi Çuçit, do të lejojë dëbimin e emigrantëve shqiptarë pa dokumente dhe të atyre që janë përfshirë në vepra kriminale.

Sipas ministrisë së Brendshme angleze Home Office nga muaj Prill deri më tani janë dëbuar 250 shtetas shqiptarë me precedentë penal. Kjo marrëveshje do të përshpejtojë procedurat e dëbimit për emigrantët e paligjshëm që qëndrojnë në Angli.

Anglisë i kushton 44.600 stërlina për rehabilitimin vjetor, në burg, të një personi. Aktualisht shtetit anglez shpenzon 70 milionë stërlina në vit, vetëm për të burgosurit aktual shqiptarë.