Mbyllen konviktet, Rakacolli paralajmëron izolim të dytë nëse nuk ka disiplinë kundër Covid
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur në mbledhjen e sotme masa shtesë për të frenuar përhapjen e infeksionit. Me vendimin për fillimin e mësimit në universitete Online për të paktën një muaj, Mira Rakacolli njoftoi edhe mbylljen e konvikteve deri në një njoftim të dytë: Mësim në distancë pa prezencë fizike, duke vazhduar të vlerësojmë situatën në dinamikë. Aulat dhe Konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë.
Zv/ministrja Rakacolli paralajmëroi masa të tjera shtesë deri në mbylljen që askush nuk e do:
'Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve'. tha Rakacolli.