Mbyllet procesi i votimit në 6 bashki. Zgjedhjet në Shkodër mund të përsëriten
E Diel 6 Mars 2022, 19:21
TiranaPost

Është mbyllur procesi i votimit në 6 bashkitë e vendit. Qytetarët e Durrësit, Vorës, Dibrës, Rrogozhinës, Lushjes dhe Shkodrës iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.
Në të paktën tre qendra votimi në Shkodër nuk u zhvillua procesi për shkak të kushteve atmosferike dhe rrezikohet të përsëritet procesi zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur numrin e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 19:00.

Në vend të parë renditet Dibra me 43.35% e qytetarëve. Në vend të dytë vjen Vora 38.47%, e treta Lushnja me 35.96% dhe e katërta Rrogozhina me 30.92%.
Dy vendet e fundit i zënë Shkodra e Durrësi me përkatësisht 29.11% dhe 26.4% të votuesve.